Tërheqja e trupave, reagon ministria e jashtme ruse: 15 shkurti, dështim i propagandës perëndimore

0

Rusia ka reaguar pas lajmit se ka tërhequr trupat në kufi dhe se janë kthyer në baznë e tyre.

BBC shkuan se zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova shkroi në Telegram se: “15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë”.

Zyrtarët amerikanë u thanë gazetarëve javën e kaluar se një pushtim rus mund të ndodhte që sot.

Rusia ka grumbulluar trupa pranë kufijve të Ukrainës për muaj të tërë, por argumentoi se mund t’i lëvizte forcat e saj të armatosura kudo që të donte në territorin e saj.