Veshja e Donald Veshajt mbrëmjen e kaluar në finalen e Big Brother VIP, tërhoqi jo pak vëmendje. Ai kishte veshur një kostum gri dhe shumë të gjerë. Kjo u komentua gjërë në rrjet, u bë meme dhe u krahasua me figura të ndryshme që në të shkuarën kanë veshur të njëjtën gjë.
Donaldi u krahasua me diktatorin Enver Hoxhën dhe me Edi Ramën. Pamjet u vënë virale në rrjet dhe e vërteta është se ngjashmëria në veshje duket haptazi. Nëse nuk e besoni, pamjet më poshtë flasin vetë:

