KANADA- Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi brigjet e Kanadasë perëndimore mbrëmjen e kësaj të enjteje. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se nuk kishte asnjë kërcënim për cunami dhe nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime.
Epiqendra e tërmetit ishte vetëm pesë milje (tetë kilometra) thellë në ujërat më shumë se 140 milje në jugperëndim të Port McNeil, në ishullin Vancouver në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas USGS, ai goditi në orën 8:44 të mëngjesit me orën lokale (1544 GMT). Një banor i Victoria në ishullin Vancouver tha se nuk e kishin ndjerë atë, ndërsa analisti sizmik i Burimeve Natyrore Canada, Brindley Smith tha se agjencia nuk pret dëmtim të ndërtesave.