Tërmet i fuqishëm në Iran, lëkundjet ndihen edhe në Turqi e Azerbajxhan

0

Një tërmet me magnitudë 5.6 është regjistruar në orën 06:16 në Khoy të Iranit.

Sipas të dhënave të siguruara nga AFAD, tërmeti i ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash është ndjerë edhe në lagjen “Baskale” të Van dhe Hakkari të Turqisë, që ndodhet 29 kilometra larg nga epiqendra e lëkundjeve.

Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) u shpreh se, tërmeti ishte në një thellësi prej 7 kilometrash, ndërsa bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Nga lëkundjet nuk raportohen për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu