Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Japoni.
Mediat e huaja shkruajnë se magnituta e tërmetit ka qenë 6.6 ballë e shkallës rihter, ndërsa epiqendra e saj në arkipelagun Ryukyu. Tërmeti ka pasur një thellësi prej vetëm 2 km.
Një tërmet me fuqi 6.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot juglindjen e arkipelagut japonez Ryukyu.
Rreth 312 kilometra në jug të Nahas, në ishullin Okinaëa, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, raporton Reuters.
Nuk raportohet për viktima në njerëz ose dëme materiale.