MEKSIKË- Shërbimi Sizmologjik Kombëtar i Meksikës ka raportuar një tërmet me magnitudë 6.3, me një thellësi fokale rreth 108 kilometra, raporton Protothema.
Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Matias Romero, por lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytet. Në pamjet e publikuara banorët e frikësuar kanë lënë banesat dhe kanë dalë jashtë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apodëme materiale.