Tërmet i fuqishëm “shkund” Greqinë, banorët dalin në rrugë, braktisin shtëpitë në mes të natës

0

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 Rihter ka tronditur Greqinë gjatë natës, rreth orës 01:00.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në det në verilindje të ishullit të Kretës

Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit ishte 43 km.

Lëkundja sizmike ka pasur kohëzgjatje dhe intensitet të gjatë, duke bërë që banorët e zonave në pjesët lindore të Kretës të largohen nga shtëpitë e tyre të frikësuar. Lëkundjet janë ndjerë edhe në ishujt e Cyclades, Turqi, madje edhe në Kajro të Egjiptit.

Në fillim Instituti Gjeodinamik EMSC dha paralajmërim për cunami.

Njoftimi për cunami u hodh poshtë nga sizmologu grek, Efthimios Lekkas, i cili tha më pas se “nuk ka më asnjë mundësi për cunami në Greqi. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu