Tërmet në Siberi

0

RUSI- Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur mbrëmë rajonin rus Irkutsk në Siberi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti u regjistrua në rajonin rreth liqenit Baikal, 106 kilometra në lindje të qytetit të Irkutsk dhe ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nga autoritetet vendase nuk raportohet për viktima apo dëme materiale në rajonet e prekura nga tërmeti i mbrëmshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu