‘Tërmet’ te Lushnja, shkarkohet trajneri Ilir Gjyla dhe shefi i klubit Edison Koçi

0

“Tërmet” në futbollin lushnjar. Edhe pse skuadra myzeqare dje ka fituar 4-1 ndaj Shkumbinit në javën e 15-të të Kategorisë së Parë, kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, ka marrë masa drastike ndaj drejtuesve të klubit lushnjar. Aktualisht skuadra myzeqare renditet në vendin e 12-të midis 16 ekipeve pjesëmarrës në Kategorinë e Parë.

Kështu, Ilir Gjyla nuk do të jetë më trajner i Lushnjës. Veç tij nuk kanë shpëtuar edhe ndihmësi i tij Dritan Çuko, si dhe shefi i klubit, Edison Koçi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bashkia e Lushnjës, e cila ka dalë edhe me një komunikatë zyrtare.

“Ju bëjmë me dije se Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe njëkohësisht presidentja e Klubit të Futbollit Lushnje, shkarkoi nga detyra dy trajnerët Ilir Gjyla dhe Dritan Çuko si dhe shefin e klubit Edison Koçi për rezultate të dobëta të ekipit në fazën e parë. Së shpejti do të ketë një organizim të ri të ekipit të futbollit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Bashkia Lushnje.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu