Mëngjesin e sotëm, Bulqiza është zgjuar nga tërmete të njëpasnjëshme të cilat shkaktuan panik tek qytetarët. Një goditje me magnitudë 4.5 u shënua me epiqendër në Bulqizë, ndërsa u ndje edhe në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Lidhur me këtë situatë, sizmiologun Rrapo Ormeni i cili në një lidhje telefonike, tha se kishte kaluar goditja kryesore dhe së më tej priteshin vetëm pasgoditje.
Ndërsa shtoi se duke qenë se vendi ynë kishte një aktivitet të lartë sizmik, këto mund të konsideroheshin si tërmete normale të vogla dhe përjashtoi mundësinë e një tëmerti të fuqishëm pasi sipas tij këto të fundit ndodhnin njëherë në 100 vite.
Sizmiologu Rrapo Ormeni për Fax News
Tërmeti i sotëm ka rënë në orën 08:10 minuta, është 12 kilometra në verilindje të Bulqizës me magnitudë 4.5 të shkallës rihter dhe intensitet në epiqendër rreth 6 ballë. Ky tërmet është ndjerë nga 5 deri në 6 në qytetin e Bulqizës dhe të Dibrës dhe 4 ballë në qytetin e Tiranës, Lezhës. Tërmeti ka patur paragoditje e cila ka qenë 6 minuta para. Por është shoqëruar nga pasgoditje me magnitudë 2.6 dhe 2.8. Pra ishte një goditje kryesore e cila është shoqëruar nga pasgoditje.
Pra këto termete të këtij niveli me këtë magnitudë, janë tërmete të zakonshme të vegjël që bien në territorin e vendit dhe aq më tepër me këtë zonë. Ky tërmet nuk ka lidhje me atë e Durësit sepse ndodhet në një zonë tjetër.
Patëm tërmete edhe në Shkodër dhe Lezhë por zkonisht janë të magnitudës së vogël dhe rrallë mund të kemi tërmete të mëdha e të fortë.
A është një moment alarmi?
Duke u nisur nga fakti që vendi ynë ka një aktivitet të lartë sizmik, nuk përbën asnjë rrezik për të ngjallur shqetësim, janë tërmete normale. Por nuk ka ndonjë parashikim të saktë. Nisur nga ky tërmet mund të themi se kjo ishte goditja më e madhe, ndërsa goditjet e tjera vijnë duke u shuar.
A mund të jetë përmbushur cikli për të pasur sërish tërmete të mëdha?