Tërmeti 5.5 ballë, trondit Iranin

0

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur në provincën Fars në jugperëndim të Iranit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmilogjike të Iranit, tërmeti me magnitudë 5.5 ballë, epiqendra e të cilit ishte në fshatin Dorz të provincës Fars, është regjistruar në orën 04:41 me orën lokale. Thellësia e tërmetit ka qenë 11 kilometra nën tokë.

Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe të provincës Fars, Hossein Dervishi tha se sipas informacioneve të para nuk ka pasur humbje jetësh dhe se studimet për vlerësimin e dëmeve po vazhdojnë.

Dervishi theksoi se ekipet e reagimit emergjent në rajonin afër qendrës së tërmetit janë gati. Poashtu dje një tërmet 5.2 ballë u regjistrua në fshatin Dorz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu