Tërmeti godet ishullin grek, epiqendra dhe magnituda

0

GREQI – Një tërmet 3.1 ballë ka goditur ishullin grek, Kefaloni pasditen e kësaj të shtune. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 4 kilometra në veri – veriperëndim të Valsamatës me një thellësi fokale prej 16 kilometrash.

Një ditë më parë tre tërmete të tjera u regjistruan në Kefaloni me magnitudë 3.9, 4.1 dhe 3.1 ballë. Siç theksoi profesori i gjeologjisë dhe presidenti i OASP, Efthymis Lekkas, duke folur për mediat vendase, tre lëkundjet e djeshme janë pjesë e aktivitetit normal sizmik për rajonin e Jonit. “Ne po monitorojmë fenomenin, nuk ngjall shqetësim”, tha Lekkas, duke shtuar se lëkundjet pritet të vazhdojnë në të njëjtin renditje të përmasave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu