Tërmeti godet Kretën në orët e para të mëngjesit

0

GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Kretën. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ndodhej 15 km larg në juglindje të Zakros.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare në juglindje të Zakros dhe thellësia fokale është llogaritur në 9.7 km.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar magnituda u llogarit 4 Rihter, duke bërë të ditur një epiqendër prej 44 km në lindje të Sitisë. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu