Tërmeti godet kryeqytetin/ Epiqendra në Lezhë, banorët të tmerruar(Video)

0

Pak minuta më parë lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vendin tonë.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte më qytetin e Lezhës.

Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm deri në Tiranë, në qytetin e Shkodrës dhe gjithashtu lëkundje të lehta edhe në Durrës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Vihet re se është në të njëjtën periudhë të tërmeteve të vitit 2019.

Por mësohet se njerëzit në Lezhë dhe Shkodër kanë dalë jashtë banesave si pasojë e panikut të krijuar prej lëkundjeve të forta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu