Tërmeti godet Qipron, banorët zgjohen nga lëkundjet e forta

0

Një lëkundje sizmike me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter, është ndjerë mëngjesin e sotëm në të gjithë Qipron.

Epiqendra e tij ishte në një zonë detare 63 kilometra në juglindje të Larnakës. Thellëisa e tij ishte 10 kilometra.

Dridhja është ndjerë kryesisht në Larnaka dhe Limasol por edhe në Nikosia.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.