Tërmeti i fuqishëm 7 ballë Rihter godet Perunë

0

PERU- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 goditi sot qytetin bregdetar të Arequipa, qyteti i dyti më i madhi i Perusë. Zyrtarët lokalë raportuan se fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë njoftim për të vdekur apo të lënduar. Qeveria peruane tha në mediat sociale se po monitoronte situatën për të vlerësuar dëmin dhe për të përcaktuar veprimet që do të ndërmerren.

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit të Shteteve të Bashkuara tha se kishte një kërcënim për cunami nga tërmeti, duke shtuar se valët prej 1 deri në 3 metra mbi nivelin e lartë të baticës u regjistruan përgjatë pjesëve të bregdetit të Perusë.

Megjithatë, kryeministri peruan, Gustavo Andrianthen tha se paralajmërimi i cunamit në brigjet e Arequipa ishte anuluar. Carlos Sanabria, një këshilltar i qeverisë rajonale të Arequipa, i tha radio stacionit lokal RPP se dëme materiale u raportuan në disa lagje dhe banorët dolën nga shtëpitë e tyre nga frika, por ai nuk kishte raporte për vdekje apo lëndime.

Flavio Aranguren, kryebashkiaku i distriktit Yauca në provincën Caravelli të Arequipa, i tha RPP se disa mure të shtëpive në distrikt u shembën. Megjithatë, ai shtoi se nuk është raportuar asnjë vdekje. Ekuadori dhe Peruja ndodhen në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit në Oqeanin Paqësor, ku përplasen pllakat tektonike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu