AFGANISTAN- Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Afganistanin, 40 kilometra në jug-juglindje të qytetit verilindor të Jurm. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se tërmeti ishte me thellësi 187.6 km. Lëkundje të forta u ndjenë edhe në kryeqytetin pakistanez të Islamabadit.
CNN thotë se banorët kanë raportuar se kanë parë pemë që lëkundeshin për sekonda të tëra dhe rrugë që janë çarë. Dhjetëra banorë raportohet të jenë evakuuar, ndërkohë mediat vendase nuk bëjnë ende me dije numrin e të plagosurve. Pritet përditësimi i të dhënave.