Dritat e Kullës Eifel nuk do të jenë sonte të ndezura në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit të Marokut.
Mediat e huaja raportojnë se dritat do të fikesn mbrëmjen e sotme, e shtunë në orën 23:00 në nderim të viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi Marokun një natë më parë, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se një mijë njerëzve, njoftoi bashkia e Parisit.
“Zhdukja” e Kullës Eifel shpreh “mbështetje totale dhe të dukshme për Marokun” të kryeqytetit francez, pohoi kryetarja Anne Hidalgo.
Të paktën 1037 persona kanë vdekur dhe 1204 të tjerë janë plagosur.