Tërmeti në Turqi/ Ankaraja i thotë “Jo” ofertës së ndihmës nga Qipro

0

Republika e Qipros shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Turqi, por pala turke nuk e pranoi këtë ndihmë. Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme qipriote, Cornelios Corniliou, i tha Agjencisë së Lajmeve të Qipros se “ne e përcollëm këtë gatishmëri si përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile ashtu edhe përmes negociatorit grek qipriot, Menelaus Menelaou”, megjithatë dhënia e çdo ndihme nuk pranohet nga pala turke.

Korniliou shpjegoi se përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile çdo shtet anëtar i BE-së mund të shprehë gatishmërinë e tij për të ofruar ndihmë në raste fatkeqësish të tilla si tërmetet. “Ne pas konsultimit me Mbrojtjen Civile shprehëm gatishmërinë për të ndihmuar me një ekip shpëtimi prej 21 personash dhe mbrëmë na janë përgjigjur ‘jo faleminderit”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu