Tërmeti në Turqi/ Ekspertët ngrenë alarmin, po shpërthejnë infeksionet

0

Teksa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në Turqi dhe Siri me shpresën për të shpëtuar ende të mbijetuar nën rrënoja, autoritetet kanë ngritur alarmin për shpërthimin e një “bombe” shëndetësore në zonat e prekura nga tërmetet.

Ekspertët shprehen të shqetësuar për shfaqjen e infeksioneve. Shoqata e Mjekëve në Turqi ka lëshuar një alarm SOS për shtimin e rasteve me gastroenterit në zonat e prekura nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se grupe të mëdha vaksinash, tetanozi po mbërrijnë në zonat e prekura nga tërmeti, me mjekët që u bëjnë thirrje njerëzve që të vaksinohen. Për sa i përket kushteve në kampe, ato janë jashtëzakonisht të vështira pasi ka mungesë të barnave dhe lëndëve të para bazë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu