Tërmeti shkatërrues, Kim takon ambasadorin turk në Shqipëri: Jemi me miqtë tanë turq në këtë kohë të vështirë

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me homologun e saj turk në Shqipëri Kağan Atay pas tërmetit shkatërrues atje, teksa viktimat kanë kapërcyer shifrën e mbi 11 mijë personave.

Kim shprehet se SHBA janë krah turqisë në këtë moment të vështirë.

“Ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Ne jemi me miqtë tanë turq në këtë kohë të vështirë”- shkruan Yuri Kim në postimin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu