-Termocentrali i Çernobili është pa energji, njoftoi kompania ukrainase e energjisë bërthamore Energoatom duke shkaktuar frikë për ftohjen e karburantit të shpenzuar. Energoatom tha se substancat radioaktive mund të lëshohen në ajër nëse nuk rikthehet energjia.
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak shkroi sot në Twitter se IAEA kishte “humbur papritur lidhjen” me sistemet e monitorimit, duke e quajtur atë një “situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”.
Termocentrali bërthamor i Çernobilit, nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, ishte skena e një fatkeqësietë vitit 1986 kur shpërthimet dhe zjarret dërguan një re të madhe radioaktive mbi pjesë të Evropës dhe lanë tokë të kontaminuar dhe pasoja të tjera, të cilat mbeten të rrezikshme.
Zona e Çernobilit, një nga vendet më të kontaminuara me radioaktive në botë, ka mbetur e mbyllur që nga viti 1986, megjithëse një numër i vogël njerëzish ende jetojnë në zonë, kryesisht ukrainas të moshuar që refuzuan të evakuohen.





