– Autoritetet amerikane janë në kërkim të një person të armatosur që u largua kur arma e tij u shkrep aksidentalisht brenda Aeroportit të Atlanta Hartsfield-Jackson. Pasagjerët e pranishëm kaluan terror duke vrapuar në pistë dhe duke u shtrirë në tokë nga frika.
Tre persona pësuan lëndime jo të rënda për jetën pas të shtënave në orën 13:30 me orën lokale në pikën e kontrollit të aeroportit, tha në një deklaratë Agjencia e Sigurisë së Transportit (TSA).
Dy orë më vonë fluturimet rifilluan, tha administrata e aeroportit në një postim në Tëitter.
Autori i ngjarjes, u identifikua nga policia. Kenny ëells akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje.
Burimi: CNN