Terrorizmi, Di Maio: Italia në vijën e frontit, me SHBA-në do të lançojmë një platformë kundër ISIS-it

0

Ministri i Jashtëm i Italisë është shprehur se Italia nuk po bën hapa mbrapa në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit por ndodhet në vijën e frontit. Ai tha se në dhjetor do të lancohet ‘platforma’ për luftën kundër terrorizmit në Afrikë bashkë me SHBA-të.

“Italia nuk po bën hapa mbrapa në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit. Ne po japim gjithçka në këtë front, dhe këtë e dëshmon takimi i koalicionit anti-Daesh, që organizuam për herë të parë në Itali, në Qershor dhe të cilin e bashkëkryesova me kolegun tim amerikan Tony Blinken. Në dhjetor do të hapim ‘platformën’ për luftën kundër terrorizmit ”- tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu