Terrorizoi në grup Yzberishtin me armë zjarri, arrestohet 24-vjeçari

0

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 18.11.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;  Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.;

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu