Testet në Mynih konfirmojnë thyerjen e fibulës së Musialës, ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

0

GJERMANI – Nuk ka qetësi për Jamal Musiala. Mesfushori sulmues gjerman ishte rikuperuar nga një dëmtim në kofshë disa javë më parë dhe tani do të përballet me një tjetër pushim të gjatë, për t’u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar.

Thashethemet konfirmohen nga vetë Bayern Munich, i cili pas nokautit fizik të lojtarit në ndeshjen kundër PSG-së në Kupën e Botës për Klube, njoftoi gjendjen e lojtarit të lindur në vitin 2003 pas testeve instrumentale.

“Testet e kryera nga mjekët e kampionit gjerman, – thuhet në njoftimin për shtyp nga klubi gjerman, – kanë zbuluar se mesfushori sulmues ka pësuar një frakturë të fibulës pas një zhvendosjeje të kyçit të këmbës. 22-vjeçari u kthye në Mynih të dielën në mëngjes, duke u nisur nga Orlando, dhe do të operohet së shpejti”.

Lidhur me këtë lloj dëmtimi, BILD shpjegon se kërkohen të paktën 4-5 muaj pasivitet.

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich, tha: “Ky dëmtim i rëndë dhe mungesa e gjatë janë një tronditje e vërtetë për Jamalin dhe për të gjithë ne. Është një goditje e madhe për Bayern Munich. Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Jamal për lojën tonë dhe çfarë roli qendror luan në ekipin tonë.

Për më tepër, nga një këndvështrim njerëzor është një situatë jashtëzakonisht e hidhur: Jamal sapo ishte kthyer nga një dëmtim dhe tani do të duhet të ndalet përsëri për një kohë të gjatë. Ai do të ketë gjithë mbështetjen që mundemi nga ana jonë. Ne do të jemi në krah të tij dhe do ta ndjekim hap pas hapi. Mezi presim ta shohim përsëri në fushë.”