– Policia e Shtetit ka publikuar listën me emrat fitues të atyre të rinjve, të cilët ditën e djeshme iu nënshtruan testimit me shkrim për tu pranuar në Akademinë e Sigurisë.
Rezultatet e testimit janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, për qarqet: (Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës, dhe Dibër ).
Aplikantët, 1485 të rinj, midis tyre 30% vajza, kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për s’kualifikim.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës. Aplikanti që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë nënshkruan kontratë pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe emërohet në strukturat vendore të Policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.