Teuta hap bën hap fals, Skënderbeu arrin një barazim me vlerë fitoreje…

0

Teuta ka barazuar 2-2 me Skënderbeun në Kamëz. Sfida e javës së 9-të në Abissnet Superligë ka dhuruar emocione, katër gola të ndarë dy e nga dy, përmbysje situatash dhe raste të diskutuara, ku u përdor edhe VAR.

Në fillim kanë qenë Skënderbeu që kaloi kaluar në avantazh me Mensah në të 19 minutë, teksa në minutën e 36-të ka barazuar Lorenco Vila me një aksion të bukur.

Pjesa e dytë ka nisur me gol, teksa sërish Vila ka përmbysur gjithçka për 2-1 dhe dopietën personale. Ndeshja ka vijuar me sulme dhe raste, ndërsa korçarët pretendojnë penallti në minutën e 72-të, ndërkohë që gjyqtari Jorgji konsideroi Berishën jashtë loje dhe nuk pane një prekje të topit me dorë nga Daja.

Vetëm 20 sekonda nga futja e lojë e Bajramit, në një goditje dënimi, mbrojtësi i Skënderbeut kërcen lart dhe godet me kokën, duke e dërguar topin në rrjetë dhe vendosur ekuilibrat e merituar, në 2-2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu