Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, 60 minuta me vonesë që nga lajmërimi i kryetares së parlamentit Lindita Nikolla.
Në lajmërim u tha se kryeministri do mbërrinte në orën 17:00.
Gjatë seancës parlamentare pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës pikërisht për mungesën e kreut të qeverisë në sallë. Nikolla tha se kryeministri nuk mund të paraqitej në pjesën e tretë të seancës parlamentare pasi kishte punë shumë të rëndësishme.
Kjo gjë shkaktoi tension në sallë dhe deputetët e PD i kërkuan grupit parlamentar të PS-së që të dilnin jashtë dhe të zhvillohej mbledhja.