Tha se do e ndante nga Meritoni, Ilnisa përballet me Gabrielën

0

Gabriela Arapi dhe Ilnisa Agoli janë përballur në “Top Arena” me njëra-tjetrën, ku janë sqaruar edhe për deklaratën që ka bërë ish-konkurrentja e “Për’puthen” se nëse do hynte në BBV3, do ndante Meritonin nga Ilnisa.

E pyetur nga Gabriela nëse ka ndonjë hatërmbetje me të për këtë deklaratë, Ilnisa shprehet se përgëzon gocat që marrin këtë guxim për të thënë deklarata të tilla.

Gabriela Arapi: Jam pyetur në Procesin Sporti në kohën kur ka qenë Ilnisa brenda në BBV3 nëse do hyje brenda kë nga çiftet do të ndaje, kam thënë Ilnisën dhe Meritonin dhe meqë jemi këtu dhe meqë u bë puna paqe, pajtime, falje, kam një pyetje për Ilnisën. A ke ndonjë hatërmbetje nga deklaratat e mia ose ndonjë merak, ose ndonjë fjalë për të më thënë?

Ilnisa Agolli: Jo, unë meraqet si shkojnë formatit tim do thoshte një ish-president, por në rastin konkret unë i përgëzoj dhe i çoj shumë gocat që kanë këtë lloj guximi për të thënë të tilla gjëra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu