Thaçi kërkon lirim, gjykata e Apelit e refuzon sërish: Nuk kemi gabuar, mbajtja në paraburgim është e arsyeshme

0

Paneli i Gjykatës së Apelit e ka refuzuar sërish kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim nga paraburgimi në Hagë.

Në vendimin e panelit thuhet se trupi gjykues ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme.

Po ashtu, gjykata ka urdhëruar Thaçin dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqesin publikisht versionet e tyre të redaktuara brenda 10 ditëve nga bërja publike e këtij vendimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu