Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida dënoi vrasjen e civilëve në rajonin e Kievit në një postim në mediat sociale të hënën.
“Jam thellësisht i tronditur nga fakti që në periferi të Kievit janë kryer mizori të tmerrshme kundër civilëve,” tha Kishida.
“Vrasja e civilëve të pafajshëm shkel ligjin ndërkombëtar humanitar. Është absolutisht e patolerueshme dhe Japonia e dënon atë në termat më të ashpër”, vijoi ai.
Kryeministri japonez gjithashtu bëri thirrje për veprim duke thënë: “Rusia duhet të mbahet rreptësisht përgjegjëse për ato akte”.