Thellohen zërat për krizë, Ledri e lë sërish vetëm Sarën

0

Ledri Vula ka munguar në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë duke thelluar zërat për një krizë në çift me Sara Hoxhën.
Sara shoqërohej nga vajza e saj Poem dhe miqtë e saj.

Ajo është shfaqur vetëm edhe në premierën e madhe në Tirane pak ditë më parë. Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ngriti aludimet se çifti po kalon një krizë.

Prej ditësh reperi nuk është aktiv në rrjetet sociale dhe aludimet janë se kjo mund të jetë një lëvizje e tij për një projekt të ri në tregun muzikor.