Thellohet bilanci, mbi 29,000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

0

Më shumë se 29,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë plagosur pas tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, raporton CNN.

Operacionet e shpëtimit kanë përfunduar në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, tha organizata vullnetare e Helmetave të Bardha. Përpjekjet për ndihmë atje janë komplikuar nga një luftë civile e gjatë.

Qeveria siriane miratoi dërgimin e ndihmave në territoret e kontrolluara nga rebelët të premten, por nuk dha detaje.

Punëtorët në Turqi janë ende duke u përpjekur të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat dhe ka pasur disa histori rrëqethëse sukses . Por disa organizata ndaluan punën e shpëtimit për shkak të shqetësimeve të sigurisë të shtunën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu