Thellohet më tej skandali i basteve në Turqi: Arrestohen lojtarë të Fenerbaçesë dhe Gallatasarait

0

TURQI – Prokuroria e Stambollit ka lëshuar një sërë urdhër-arrestesh për dhjetëra lojtarë futbolli dhe zyrtarë në lidhje me skandalin e basteve që ka tronditur Turqinë.

Midis të arrestuarve në bastisjen e policisë herët këtë mëngjes ishin mesfushori i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandas dhe mbrojtësi i Galatasarayt, Metehan Baltaci.

Sipas agjencisë së lajmeve DHA, u arrestuan gjithashtu ish-gjyqtari dhe komentatori Ahmet Cakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Kucuk.

Federata Turke e Futbollit njoftoi në tetor se kishte nisur një hetim ndaj më shumë se 150 gjyqtarëve për dyshime për baste në ndeshje futbolli, hetim i cili shpejt u zgjerua duke përfshirë lojtarë, zyrtarë dhe komentatorë televizivë.

Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 46 të dyshuar, 35 prej të cilëve u arrestuan fillimisht, përfshirë presidentët e klubeve.