Themeluesi i grupit mercenar rus “Wagner” ka akuzuar Francën se qëndron pas tentativës për vrasjen e një zyrtari rus, i cili u plagos nga një paketë bombë në Republikën e Afrikës Qendrore. “Para se të humbiste ndjenjat, Dmitry City arriti të thoshte: “Pashë një shënim: Kjo është për ju nga të gjithë francezët, rusët do të largohen nga Afrika”, tha Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin në një postim në Telegram.
“Unë i kam kërkuar tashmë ministrit të jashtëm të Federatës Ruse për të filluar procedurat për shpalljen e Francës sponsor shtetëror të terrorizmit, si dhe për të kryer një hetim të plotë të metodave terroriste të Francës dhe aleatëve të saj perëndimorë – SHBA dhe të tjerë”, tha Prigozhin.