Theo Hernandez vendos për të ardhmen e tij, i qëndron besnik Milanit

0

Theo Hernandez është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës së Milanit.

Paraqitjet e mira me kuq e zinjtë, kanë marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha që kërkonin shërbimet e futbollistit, por kjo ndikoi që ‘Rossonerët’ t’i ofrojnë rinovimin e kontratës njërit prej yjeve të skuadrës.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercato Web’, drejtuesit e Milanit dhe futbollisti spanjoll kanë rënë dakort për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre edhe për disa sezone të tjera.

Kontrata aktuale e Hernandez përfundon në vitin 2024, ndërsa do të rinovojë edhe për dy sezone të tjera, me një rritje page në 4 milion plus bonuse, ndërsa zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu