Theret me thikë dhe digjet për së gjalli /Gjendet trupi i pajetë i një siriani në Kosovë

0

Mëngjesin e kësaj të premteje një shtetas sirianë u gjet i vdekur në një banesë të pabanuar në lagjen Ulpianë, në Prishtinë.

Personi ende i paidentifikuar fillimisht është therur me thikë dhe më pas është djegur i gjallë brenda banesës.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, tha policia vendase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu