Theu masën e sigurisë dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet i riu në Korçë, në pranga dhe një 56-vjeçar

0

KORÇË- Dy persona janë arrestuar në korçë për vepra penale të ndryshme. Një 27-vjeçar ka thyer masen e sigurisë arrest shtëpie dhe më pas ka bërë një aksident. Pas arrestimit nga policia, i riu është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë. Po ashtu është arrestuar dhe një 56-vjeçar me iniciale A.A, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Korçë ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Q. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu