Familjarët e Mateo Vasiut kërkojnë mbështetje nga populli në mënyrë që të vritet autori i krimit Klodian Çalamani. Për kamerat e pranishmë jashtë ambienteve të gjykatës së Fierit, një prej të afërmeve të 8-vjeçarit i cili u masakrua nga autori që pritet të marrë masën e sigurisë sot, kërkon mbështetje nga qytetarët.
‘I gjithë populli të vijë këtu të na mbështesë. Sot ishte Mateo, nesër mund të jetë fëmija juaj. Hajdeni ta varim atë‘- thotë një tjetër familjare e Mateos.





