Thirrja për qytetarët shqiptarë, DEA: Praktikë që e zbatojmë në të gjithë botën

0

Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA), një agjenci federale e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara nën Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së thotë se bashkëpunimin me qytetarët e kanë mision në të gjithë botën. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj i’u drejtua zyrës së kësaj agjencie në Ëashington për të mësuar më shumë pas njoftimit që bëri ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes të cilit kërkonte që çdo qytetar të njoftonte drejtpërdrejt autoritetet amerikane për çdo sinjal që mund t’i çonte drejt kapjes së sasive të drogës. Por, DEA thotë se kjo është një praktikë që e ushtron në të gjithë botën, edhe vetë brenda SHBA-ve. Në përgjigje, DEA vlerëson rolin e SPAK dhe agjencive ligjzbatuese në Shqipëri duke theksuar se kjo linjë e re për sinjalizimin e kontingjentit të krimit është një aset në luftën e përbashkët kundër drogës.

DEA përdor linja sinjalizimi në të gjithë botën, përfshi në Shtetet e Bashkuara për të nxitur qytetarët që të raportojnë çështje të narkotikëve dhe veprimtari të lidhura me to. DEA punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe SPAK për të luftuar trafikun e drogës dhe veprimtari të pastrimit të parave të organizatave kriminale ndërkombëtare, që operojnë këtu, me theks te hetimet që ndikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara. DEA punon në partneritet me autoritetet pritëse shqiptare për të çmontuar rrjete të trafikut të drogës dhe për të kryer hetime dypalëshe. Lufta kundër trafikimit të drogës është një betejë e vazhdueshme, që kërkon partneritete dhe vigjilencë të fortë. Tani që personeli i DEA-s punon në Shqipëri përkrah kolegëve të tyre të ligjzbatimit prej verës së kaluar, linja e sinjalizimit është një mjet tjetër, që iu jep qytetarëve shqiptarë më shumë kontroll mbi të ardhmen e vendit të tyre, duke ofruar një metodë për të raportuar drejtpërdrejt te DEA veprimtari kriminale të lidhura me trafikimin e drogës.

“+1 571 502-7846” është numri i vënë në dispozicion nga agjencia më e madhe në botë kundër trafikut të drogës, DEA Amerikane. Për herë të parë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë shpërndau një njoftim në rrjetet e saj sociale disa ditë më parë, duke hapur zyrtarisht një linjë të re sinjalizimi për vendin tonë dhe duke nxitur këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga që ta ndajë informacionin ekskluzivisht me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu