Thomas Strakosha bën gati “valixhet”, refuzon rinovimin me Lazion, në pritje të ofertave

0

Thomas Strakosha refuzon të rinovojë me Lazion dhe me shumë mundësi në verë do të largohet. Të paktën kështu paraqitet situata aktualisht me portierin shqiptar.
Strakosha, pavarësisht rifitimit të postit të titullarit dhe tentativave të drejtuesve lacialë, nuk duket i interesuar për rinovimin e kontratës. Prandaj, me përjashtim të surprizave, ai së shpejti do të jetë i lirë të nënshkruajë me klube të tjera dhe t’i thotë lamtumirë Lazios më 30 qershor, edhe pse klubi ka gati përmirësimin e pagës.

Gjetja e një portieri të ri për Lazio-n tashmë është bërë “kërkesë prioritare”. Dhe, në këtë kuptim, Lotito dhe Tare tani kanë vendosur të marrin Alex Meret. Portieri i Udineses nuk është i vetmi, pasi lakohet edhe Ospina i Napolit. Është Dino Zoff ai që mund të sjellë njëri prej tyre. Ka edhe një skenar tjetër.

Në rast të një oferte për Strakoshën, Lazio mund ta shesë shqiptarin që në janar dhe të sulmojë më pas për një portier tjetër. Ndërkohë, trajneri Sarri vazhdon të jetë i fiksuar me Kepën. Janari do të jetë vendimtar për Strakoshën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu