Thyen masën e sigurisë dhe kaluan ilegalisht kufirin, pranga 3 personave në Durrës

0

Tre persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, një 37-vjeçar banues në Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar shtetasen E.J të kalojë në mënyrë të paligjshme portin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ka ndihmuar shtetasen E. J., që të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin në PKK Port Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ll., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu