Thyhet koalicion 10-vjeçar me Vuçiç, Ivica Daçiç i habit të gjithë: Gati të bëhem President i Serbisë, kam në favor Mërkurin

0

Ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është i gatshëm të garojë për postin e Presidentit të ardhshëm.

Mediat serbe shkruajnë se Daçiç është i bindur dhe i gatshëm gjithashtu se mund të bëhet president, pasi e favorizon dhe horoskopi.

Konkretisht ish-ministri është shprehur se fakti që Mërkuri po del nga shenja e tij, Bricjapi, tregon se ka fat.

“Më kanë thënë se Mërkuri po del nga shenja ime, Bricjapi, dhe do të kem fat,”- tha Daçiç.

Kujtojmë se Daçiç drejton Kuvendin e Serbisë, i cili pritet të shpërndahet më 15 shkurt dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Ndër të tjera ish-ministri Daçiç kryeson Partinë Socialiste Serbe. Daçiç dhe Vuçiç kanë zgjedhur të dalin të veçuar në këto zgjedhje, duke thyer koalicionin 10-vjeçar me synimin e qartë, rritjen e maxhorancës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu