Marrëveshjet mes qytetarëve në fushën e biznesit jo përherë përfundojnë me palë të kënaqura. Ndonjëherë njëri prej tyre mbetet i pakënaqur dhe zgjidhjen, kur ajo është civile e kërkon pranë policisë dhe jo në gjykatë. Një qytetar nga Elbasani provoi që të marrë me qira një ndërtesë që në fshatin Pajovë, më pas e ktheu në një qendër fasonerie. Por sipas asaj që tregojnë burimet policore të Gazeta “SI” për shkak të vështirësisë ekonomike, qiramarrësi që në këtë rast është edhe denoncues u përplas me pronarin e objektit për shkak të qirasë së papaguar. Kërcënimet dhe ajo që ndodhi më pas ishte në nivelin e kërcënimit për qiramarrësin që pa një pa dy, me telefon në dorë shkoi në polici dhe tregoi bashkëbisedimin me palën tjetër, e cila përdori një gjuhë të papërshtatshme dhe e kërcënoi.
Sipas burimeve të Gazetës “Si” në nisje të marrëveshjes të dy ishin të kënaqur. Sa kohë që do paguheshin shpenzimet dhe qiraja për pronarin e objektit nuk kishte asnjë problem. Por XH. B thotë “Ushtrova biznesin e fasonerisë në Pajovë dhe erdhi një moment që biznesi mbeti pezull dhe u detyrova ta mbyll biznesin. Gjatë kësaj periudhe i mbeta shtetasit H.P një borxh të akumuluar nga qiraja në vlerën e 2 milionë lekëve. Mbasi e diskutuam ramë dakord megjithëse ishte marrëveshje verbale që ai do të merrte në këmbim shatin trefazor. Marrëveshja nuk u konkretizua tek noteri”.
Me kalimin e ditëve kallëzuesi tregon se ja shiti biznesin një personi të tretë , i cili vazhdoi kontratën e qirasë me pronarin e objektit. Por burimet tregojnë se qiramarrësit të parë i cili e shkeli fjalën dhe nuk e dha sahatin trefazor, nisën t’i vijnë në whatsapp mesazhe të çuditshme. “Ti ke mashtruar pronarin , unë e di si e do ti , ti duhesh var e ta mbash mend mirë se çfarë do ti. Duhet bërë sa më shpejt.” Denoncuesi tregon se i vënë përballë këtij paralajmërimi, kur ai nuk i disponon më çelësat e ambientit pasi biznesin e shiti, nuk ka asnjë mundësi reale që të shlyejë borxhin përmes shkëmbimit të tij me një objekt që gjendet aty. Autoritetet i thonë Gazetës “Si” se janë marrë si prova të këqyrura në telefon bisedat në rrjetet sociale ku burri paralajmërohet se do ta varin dhe më pas është marrë dëshmia e pronarit të objektit në Elbasan.
‘E njoh XH.B , kam patur kontradikta me këtë person mbaj nuk më ka liruar ambientet që i dhashë me qira kur ndërkohë nuk shlyente qeranë dhe në nerva e sipër i thashë : “ti nuk e do në mënyrë ligjore se ti nuk merr vesh si njeri, por ti duhesh var”. Pronari sipas policisë ka pranuar ta ketë thënë këtë fjali, por sipas tij nuk kishte asnjë prapamendim duke qenë se ai kishte firmosur vazhdimin e qirasë me shtetasin tjetër ku denoncuesi e shiti si biznes. Mbasi policia i ka vënë përballë të dy qiramarrësin dhe qiradhënësin, ku ky i fundit i ka kërkuar falje ‘mbasi keqpërdori thirrjen telefonike”’ dhe i pari është tërhequr me insistimin se nuk do që elbasanasi të ndiqet penalisht, çështja u mbyll dhe u pushua.