“Ti kallim datën dhe tmerrin Ramës”, Berisha flet pas mbledhjes së 43 deputetëve

0

“Do ti kallim datën dhe tmerrin Ramës”. Kështu u shpreh ish kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së 43 deputetëve të PD.

Berisha u shpreh për gazetarët se ata kanë vendosur të bashkohen kundër regjimit të Edi Ramës.

Berisha: Deputetët vendosën të bashkojnë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot e krimit, vjedhjes, mafies dhe e të zeza më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite.

Mendoj se ky ishte hap i parë i rëndësishëm në proces të pandalshëm. Do i japë përgjigje problemeve që u krijuan.

Ti kallin datën dhe tmerrin Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka se sa betejë kundër Ramës që po shkreton Shqipërinë.

Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu