“Ti nuk ke një fe dhe je homos*ksual, do shkosh në ferr”, 12 vjeçari vret veten pas bullizimeve

0

Sipas prindërve, një djalë 12-vjeçar mori jetën e tij sepse nuk mund të duronte “dhimbjet dhe torturat” nga fëmijët në shkollën e tij.

Debbey Fritchley hyri në dhomën e djalit të saj Eli më 28 nëntor dhe e gjeti atë të vdekur si pasojë e një vetëvrasje që ata besojnë se erdhi nga bullizmi.

Eli ishte në klasën e shtatë në shkollën Cascades, ku luante me trombone në grupin marshues dhe nuk kishte frikë të ishte vetvetja, gjë që përfshinte të qenit homoseksual.

“Ai bullizohej nga nxënësit dhe fëmijët e tjerë, për shkak se nuk kishte një fe të caktuar, duke e konsideruar si ‘homoseksual’ dhe duke i thënë se do shkonte në ferr”tha Debbey për WKRN.

Nëna e tij tha se ai shpesh lyente thonjtë e tij dhe vishte të njëjtin xhup SpongeBob, duke larë rrobat çdo ditë për t’u siguruar që rrobat e tij ishin të pastra.

“Unë mendoj se ndoshta sepse ai ishte me të njëjtat rroba çdo ditë që ata e përdornin atë si armë,” tha Debbey.

“Ishte vërtet abuzive. Nuk mendoj se ka qenë ndonjëherë fizike. Mendoj se ishin vetëm fjalë, por fjalët lëndojnë. Ata lënduan vërtet,” shtoi babai i Elit, Steve.

Familja Fritchley thotë se djali i tyre u hap me ta për ngacmimin, por ata nuk e dinin se sa keq po vuante.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu