Tirana International Airport, Vodafone Albania dhe Airbus kanë prezantuar zyrtarisht implementimin e platformës së komunikimeve mission-critical të Airbus në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke e bërë atë aeroportin e parë në Ballkanin Perëndimor që adopton këtë teknologji të avancuar për operacionet dhe sigurinë aeroportuale.
Zgjidhja është ndërtuar mbi infrastrukturën dhe kapacitetet e avancuara të rrjetit 5G të Vodafone Albania dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit dixhital të infrastrukturave kritike në Shqipëri.
Platforma mundëson komunikim të sigurt dhe në kohë reale ndërmjet ekipeve operacionale, koordinim më efikas të proceseve aeroportuale, reagim më të shpejtë ndaj situatave emergjente dhe menaxhim më të avancuar të sigurisë.





