Tifozët nga Elbasani i bënë surprizën e veçantë dje, vjen reagimi i Kristjan Asllanit

0

Kombëtarja shqiptare mposhti Moldavinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani pati mbështetje të veçantë nga tifozët. 

Një grup tifozësh nga Elbasani kishte stampuar fanellën me emrin e tij dhe ishin në stadium për të ndjekur dhe mbështetur idhullin e tyre.

Ditën e sotme ai ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, teksa ka postuar fotot e siguruara nga “Panorama Sport”. Asllani ka falenderuar tifozët për mbështetjen e treguar.

Edhe pse Kristjani nuk e nisi ndeshjen si titullar dhe u fut në lojë në minutën e 67′, ai arriti të bënte një performancë të mirë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu