Tifozi bie nga tribuna gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani, dërgohet me urgjencë në spital

0

Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit në stadiumin e Rrogozhinës është ndërprerë në minutën e 78-të të saj pas një incidenti që përfshiu një tifoz të skuadrës vendase.

Tifozi në fjalë është rrëzuar nga tribuna ballore duke përfunduar në pistën e stadiumit. Bakajoko i Egnatias ishte i pari që sinjalizoi për mjekët të shkonin me shpejtësi me më pas edhe lojtarë e tjerë të cilët kërkuan menjëherë afrimin e ambulancës.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, sa u bë shoqërimi me ambulancë i tifozit në spital dhe u dha informacioni se situata e tij ishte normalizuar. Gjithashtu, pritej kthimi i ambulancës, pasi nuk mund të vijonte loja pa praninë e saj.